The Lie We Live



Në këtë moment, do mund të ishit kudo, duke bërë çfarëdo. Përkundrazi, ju jeni ulur vetëm, para një ekrani. Pra, çfarë na ndalon të bëjmë atë që dëshirojmë, të jemi atje ku ne duam të jemi. Çdo ditë zgjohemi në të njëjtën dhomë, dhe ndjekim të njëjtën rrugë, që të jetojmë të njëjtën ditë si të djeshmen. Megjithatë, dikur, çdo ditë ishte dhe një aventurë e re. Diçka ndryshoi gjatë rrugës. Më përpara ditët tona ishin të pafundme, tani ditët tona janë të programuara. A është kjo ajo çfarë do të thotë të jesh i rritur? Të jesh i lirë? Por, a jemi ne në të vërtetë të lirë? Ushqim. Ujë. Tokë. Elementet bazë që na nevojiten për të mbijetuar, janë pronë e kompanive. Nuk ka më ushqim për ne nëpër pemë, as ujë të freskët nëpër lumenjë, as tokë të ndërtojmë një shtëpi. Dhe nëse mundoheni të merrni ato çfarë toka ofron, do t'ju mbyllin brenda. Prandaj dhe ne ndjekim rregullat e tyre. E zbulojmë botën përmes një libri. Për vite me radhë ne ulemi dhe përsërisim ato çfarë na thonë. Testohemi dhe vlerësohemi si kafshë në laborator. Të rritur për të mos bërë ndryshim në këtë botë. Të rritur për të mos qenë të ndryshëm. Mjaft të mençur për të bërë punën tonë, por jo për të pyetur përse e bëjmë. Kështu që punojmë e punojmë, saqë nuk na mbetet kohë për të jetuar jetën për të cilën punojmë. Derisa vjen një ditë, ku ne jemi shumë të mëdhenjë për të bërë punën tonë. Është këtu, ku ne jemi lënë të vdesim. Fëmijët tanë marrin vendin tonë në lojë. Për ne, rruga është unike por së bashku ne nuk jemi asgjë, veçse karburant. Karburant i cili fuqizon elitën. Elita, e cila fshehet pas markave të kompanive. Kjo është bota e tyre. Dhe burimi i tyre më i çmuar nuk ndodhet në shesh. Jemi ne. Ne ndërtojmë qytetet e tyre. Ne drejtojmë makineritë e tyre. Ne luftojmë luftërat e tyre. Në fund të fundit, paraja nuk është çfarë i motivon ata. I motivon pushteti. Paraja është thjesht mjeti që ata përdorin për të na kontrolluar. Copa letrash pa vlerë, në të cilat bazohemi për tu ushqyer, për të lëvizur dhe për tu argëtuar. Ata na dhanë para', dhe në këmbim ne u dhamë botën. Atje ku kishte pemë që pastronin ajrin tonë, tani ka fabrika që e ndotin atë. Atje ku kishte ujë për të pirë, ka mbeturina toksike që kutërbojnë. Atje ku kafshët vraponin të lira, tani ka ferma industriale në të cilat lindin dhe masakrohen pafundësisht për qejfin tonë. Më shumë se një miliard njerëz vdesin urie edhe pse ne kemi mjaftueshëm ushqim për të gjithë. Ku shkon i gjithë ushqimi?v 70% e prodhimit të bujqësisë shkon në ushqyerjen e kafshëve që ju hani për darkë. Përse të ndihmosh të uriturit? Nuk mund të përfitosh prej tyre. Ne jemi si një fatkeqësi që mbulon botën. Duke shkatërruar vetë mjedisin që na lejon të jetojmë. Ne shohim gjithçka si diçka që mund të shitet. Si një send që mund të zotërohet. Por, çfarë do të ndodh kur të kemi ndotur dhe lumin e fundit? Kur të kemi helmuar frymëmarrjen e fundit të ajrit? Kur të mos kemi më karburant për automjetet që na sjellin ushqimin tonë? Kur do kuptojmë se paraja nuk është e ngrënshme? Që nuk ka vlerë? Ne nuk po shkatërrojmë planetin. Ne po shkatërrojmë gjithë jetën mbi të. Çdo vit, mijëra specie zhduken. Dhe koha po mbaron, para se të na vijë radha. Nëse jetoni në SHBA, ka 41% mundësi të keni kancer. Sëmundje të zemrës do vrasin një nga tre Amerikanë. Ne marrim ilaçe me recetë, që ti luftojmë këto sëmundje. Por kujdesi mjekësor, është shkaku i tretë kryesor i vdekjes pas kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Na thonë se, gjithçka mund të zgjidhet duke investuar para tek shkencëtarët që të mund të zbulojnë një pilulë që mund të largojë të gjitha problemet tona. Por kompanitë farmaceutike e kanceroze bazohen në vuajtjet tona për të nxjerrë fitim. Mendojmë se po vrapojmë për një kurë, por në të vërtetë po vrapojmë largë shkakut. Trupi ynë është një produkt i asaj çfarë konsumojmë dhe ushqimi që hamë është i projektuar thjesht për fitim. Ne mbushim trupat tanë me kimikate toksike. Trupat e kafshëve janë të infektuara me ilaçe dhe sëmundje. Por ne nuk i shohim këto. Grupi i vogël i kompanive që kontrollon mediat nuk do që ne ti shohim. Të rrethuar me imagjinatë, na thonë se ky është realiteti. Është qesharake të mendosh se njerëzit dikur, besonin se Toka ishte qendra e universit. Por, përsëri tani, ne shohim vetet tona si
qendra e planetit. Tregojmë teknologjinë tonë dhe themi se jemi më të zgjuarit. Por, a ka mundësi që kompjuterat, makinat, dhe industritë tona të tregojnë se sa inteligjentë jemi? Apo thjesht tregojnë se sa dembelë jemi bërë. Ne veshim këtë maskë "qytetërimi". Por kur e heq atë, çfarë jemi ne? Sa shpejt harrojmë se, brenda 100 viteve të fundit u lejuam femrave të votonin, u lejuam zezakëve të jenë të barabartë. Ne sillemi sikur jemi të gjithëdijshëm, por ende, ka shumë gjëra që ne nuk i shohim Ne ecim në rrugë duke mos u kushtuar vëmendje gjërave të vogla. Sytë që vështrojnë, historitë që ata ndajnë. Duke parë gjithçka si sfond të "vetes" tonë. Ndoshta kemi frikë që nuk jemi vetëm. Që jemi pjesë e një pikture më të madhe. Por ne dështojmë të bëjmë lidhjet. Ne jemi dakord me vrasjen e derrave, lopëve, pulave, të huajve nga vende të largëta. Por jo fqinjët tanë. Jo qenët tanë, macet tona, dhe ata që kuptojmë e dashurojmë. Ne i quajmë krijesat e tjera "idiote", por e bëjmë për të justifikuar veprimet tona. Por, a vrasim thjesht sepse mundemi, apo sepse gjithmonë e kemi bërë mirë? Apo tregon se sa pak kemi mësuar. Që ne vazhdojmë të sillemi me shumë agresion, sesa me mendje dhe me dhembshuri. Një ditë, kjo ndjesia që ne quajmë "jetë" do të na lërë. Trupat tanë do të kalben, dhe pasuritë tona do të shpërndahen. Gjithçka që do mbetet, veprimet e së djeshmes. Vdekja na rrethon vazhdimisht. Por ende duket kaq e largët nga realiteti jonë i përditshëm. Jetojmë në një botë ku gjendet në buzë të greminës. Luftërat e së nesërmes nuk do kenë fitues. Sepse dhuna nuk do jetë kurrë përgjigja, por do të shkatërrojë çdo zgjidhje të mundshme. Nëse shikojmë të gjitha dëshirat tona më të mëdha, do të vërejmë se ëndërrat tona nuk janë dhe aq ndryshe. Kemi të njëjtin qëllim. Lumturi. Ne coptojmë botën duke kërkuar për lumturi, pa kërkuar kurrë brenda vetes tonë. Shumë nga njerëzit më të lumtur janë ata që zotërojnë më pak. Por, a jemi ne në të vërtetë të lumtur me iPhone-at tanë, shtëpitë tona të mëdha, dhe makinat tona luksoze? Ne jemi ndarë. Duke adhuruar njerëz që nuk kemi takuar kurrë. Vëzhgojmë gjëra të jashtëzakonshme në ekrane, por gjithë të tjerat përveç ekraneve janë normale. Presim dikë të sjell ndryshim, pa menduar ndonjëherë të ndryshojmë veten tonë. Zgjedhjet presidenciale mund të jenë si hedhja e një monedhe hekuri në ajër. Janë dy anë të së njëjtës monedhë. Ne zgjedhim kë anë duam dhe iluzioni i zgjedhjes e i ndryshimit është krijuar. Por bota mbetet e njëjtë. Ne nuk jemi në gjendje të kuptojmë se politikanët nuk na shërbejnë neve. Ata u shërbjenë atyre që i vendosën në pushtet. Na nevojiten udhëheqës, jo politikanë. Por në këtë botë "ndjekësish" ne kemi harruar të udhëheqim vetet tona. Mjaft pritët për ndryshim dhe bëhuni ndryshimi që dëshironi të shihni. Ne nuk arritëm në këtë pikë duke ndenjur të ulur në bythë. Raca njerëzore mbijetoi jo sepse ne jemi më të shpejtët ose më të fortët, por sepse punuam së bashku. Ne jemi bërë mjeshtër të vrasjes. Tani le të bëhemi mjeshtër të kënaqësisë së jetës. Këtu nuk bëhet fjalë për të shpëtuar planetin. Planeti do jetë këtu, me ose pa ne. Toka ka qenë këtu për miliarda vjetë. Secili prej nesh do të jetë me fat nëse jeton 80. Ne jemi një çast në kohë, por veprimet tona, përgjithmonë. Shumë shpesh shpresoj që të jetoja në një epokë përpara kompjuterave. Kur nuk kishim ekrane të na hiqnin vëmendjen. Por kuptoj se ka një arsye që kjo është koha e vetme në të cilën dua të jetojë sepse këtu, sot, ne kemi një mundësi që nuk e kishim kurrë më parë. Interneti na jep fuqinë për të shpërndarë një mesazh dhe për të bashkuar miliona njerëz nga e gjithë bota. Për sa mundemi akoma, duhet të përdorim ekranet që të vijmë më afër, në vend që të largohemi më larg nga njëri tjetri. Për më mirë ose për më keq brezi ynë do përcaktojë jetën e ardhme në këtë planet. Ne ose mund të vazhdojmë t'i shërbejmë këtij sistemi shkatërrimi, derisa të mos mbetet asnjë kujtim i ekzistencës tonë. Ose mund të zgjohemi. Të kuptojmë se nuk po bëjmë përpjetë, por po biem poshtë. Ne thjesht kemi ekrane përpara syve tanë kështu që nuk shohim se ku po shkojmë. Ky moment i tanishëm është ajo çfarë çdo hap, çdo frymë dhe çdo vdekje na ka sjellë. Ne jemi fytyrat e të gjithë atyre që erdhën para nesh. Dhe tani është radha jonë. Mund të zgjidhni të krijoni rrugën tuaj, ose të ndiqni rrrugën që njerëz të panumërt kanë marrë tashmë. Jeta nuk është një film. Skenari nuk është shkruajtur ende. Ne jemi skenaristët. Kjo është historia juaj, Historia e Tyre, Historia Jonë. Made by Spencer Cathcart




Comments
  1. "you can be anywhere doing anything"
    Lemme stop you there, I can't be banging Selena Gomez on a pile of strawberry shortcakes can I? No. I lack the capability, time, and strawberry shortcakes. Piss off.

  2. since the mid 80's I have been mocked warning of just this tyranny. New World Order is so close to complete control. Thankfully Hillary lost or the whole planet was FUCKED at least we have a slight chance to survive the post human world the elites had planned for us

  3. Humans are supposed to live off the Earth. The problem is not the world itself but mankind which has destroyed it every way they can due to their greed of power and money.

  4. Yeah you go master happiness using the rights and freedoms you've been afforded by the blood of far greater people than those that exist today. Granted to you within the last couple hundred years.. how do you suppose that freedom came about..? How was life before then for those living in that reality..? now ask yourself how happy the rest of the world is without that bloodshed and sacrifice that took place here to give you the opportunity to live as comfortably as you currently are. then ask yourself why the rest of the world without respect to how we got here, what weve achieved, the values we stand for, and the effort it took to create that reality.. why are they welcome to reap the rewards of our ancestors toil without acknowledging the facts of those achievements? Those that sacrificed everything so that we might have a better life.. the world isnt some bastion of acceptance and tolerance.. there are places I'd love to travel or even live but simply cannot. Id be murdered simply due to the color of my skin or the nationality I was born under… yet were meant to accept hordes of their people without vetting with no exception, with open arms.. sorry kid.. reality suggests a world wide utopia is simply fiction.. there will always be conflicting ideas and violence..

  5. Why can’t bad people understand to stop…🙅‍♀️😤😖😣😭😭😭😫💔💔🥀🥀🥀🌾🌾💨💨⛈💥💥🔥🔥🔥🌎🌎🌑🌑⚡️⚡️:(

  6. this video is just a time stealer. Noone going to do anything because you didn't provide any specific solution. No "steps to be done" only sophistics. This kind of videos is most dangerous because they on top of all add depression to sadness. Video should be banned.

  7. So what is the inerrable ANSWER? I am afraid there is not one but a many solutions for an individual, certainly not one for all, as for this a huge shift in societies and thus in individuals has to happen, and this I doubt very much, as way, way too many are caught in their very own dreams – aka unconsciousness, their very own matrix! Everyone is free to think, to do and take care..but how many do or even care about a change? How many are caught in the "golden cage" of marriage, family, child raising, career, job or just make a living.. and it's ALL over the planet, with very few exceptions the same… never ever in history we had so many possibilities, information, internet, smart phones, cheap world wide travel, micro surgery, preventive medicine, access to yogic science and much, much more, what are we doing with these awesome possibilities, becoming couch potatoes, consuming fast food, we as a specie are we simply mad, irreversible mad, is it only "them" not US?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *